Gjysma e refugjatëve ukraianas në Gjermani janë më të kualifikuar seç duhet

schedule08:56 - 4 Gusht, 2023

schedule 08:56 - 4 Gusht, 2023

Gjysma e refugjatëve ukrainas që janë strehuar në Gjermani pas pushtimit rus të vendit të tyre janë më të kualifikuar sesa u kërkon puna. Ky fakt vihet në dukje nga hulumtimet përkatëse, ku theksohet gjithashtu se gjuha mbetet një pengesë e rëndësishme për mundësitë e punësimit.

Sipas një studimi të Institutit të Nurembergut për Tregun e Punës dhe Kërkimin Profesional (IAB), rreth 18% e refugjatëve ukrainas në Gjermani janë njerëz që mund të punojnë.

Në vjeshtën e vitit 2022, kur u krye sondazhi i parë, norma ishte një pikë më e ulët. Përveç kësaj, studiuesit zbuluan, ndër të tjera, se pas një qëndrimi 12-mujor në Gjermani, shkalla e punësimit “u rrit ndjeshëm, në 28%”, ndërsa 57% ndjekin kurse gjuhe ose institucione arsimore të niveleve të ndryshme.

Vetëm 39% e të punësuarve punojnë me kohë të plotë, 36% me kohë të pjesshme, dhe 7% janë praktikant. Sipas Institutit, të ardhurat mesatare mujore të refugjatëve ukrainas arrijnë në 2500 euro, pothuajse 1000 euro nën mesataren gjermane.

Pavarësisht kualifikimeve të tyre, në fund të fundit ka shumë ukrainas që nuk arrijnë të gjejnë një punë të ngjashme dhe përvoja profesionale në një fushë përkatëse dhe njohja e mirë e gjermanishtes konsiderohen jetike.

Sipas një studimi të mëparshëm nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIË), 44% e ukrainasve që mbërritën si refugjatë në vend pas shpërthimit të luftës në vendin e tyre synojnë të qëndrojnë afatgjatë.

Vetëm në vitin 2022, 1.1 milionë ukrainas mbërritën në Gjermani, duke formuar pakicën e dytë etnike më të madhe pas turqve. 63% janë gra dhe 25% të mitur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!