Interi kryeson kampionatin italian pas pesë javësh kampionat dhe deri më tani kanë pësuar vetëm një gol, duke treguar qartazi se mbrojtja (GDS – Godin, De Vrij Skriniar) dhe portieri Handanovic janë çelësi i suksesit të zikaltërve.
Në Serie A ata nuk kanë rivalë, teksa Milani është ekipi që ka pësuar më pak pas tyre, 3 gola, por ka një ndeshje për të zhvilluar sot kundër Torinos. Interi lë pas edhe rivalët e tjerë në kampionët e rëndësishme në Europë.
Në Spanjë janë dy ekipe që kanë pësuar nga dy gola. Athletic Bilbao, i renditur në vendin e tretë pas gjashtë javësh kampionat ka pësuar aq. Gjithashtu edhe Sevilla ka një prapavijë të fortë, por vuan në sulm, me 5 rrjeta të tundura. Interi ka shënuar dyfishin.
Në Francë Reims është skuadra që ka pësuar më pak, 2 gola. PSG, që kryeson, në shtatë ndeshje ka pësuar 4 herë. Liverpooli në Angli e ka nxjerrë topin nga rrjeta 5 herë, në gjashtë javë kampionat. Leipzig që kryeson në Bundesliga ka pësuar tre gola në pesë ndeshje, po aq sa Benfica në Portugali. /abcnews.al