Benjamin Netanyahu, kryeministri në largim i Izraelit ka marrë mandatin për të krijuar qeverinë e re. Ai ka 6 javë kohë për të prezantuar ekzekutivin e tij, në të kundërt mandatet do t’i kalojë rivalit të tij kryesor, gjeneralit Beni Gantz.
Presidenti izraelit Rivlin, i kërkoi Benjamin Netaniahut që të krijojë qeverinë e re. me anë të një deklarate për media presidenca konfirmoi se mandati i ishte dhënë liderit të Likud. Vendimi vjen pas dështimit të përpjekjes së kreut të shtetit për të ndërmjetësuar një qeveri uniteti mes Netanyaut dhe rivalit të tij kryesor, gjeneralit Beni Gantz.
Por rruga për kryeministrin në largim është shumë e vështirë. Në zgjedhjet e fundit Likud mori së bashku me aleatët e tij vetëm 55 vende nga 120 deputetë të Kneset, parlamentit izraelit. Një aleat i tij i mëparshëm, partia e Beitenus, refuzon të jetë pjesë e një qeverie që përfshin ultra ortodoksët.
Tashmë Netanyahu ka gjashtë javë kohë për të krijuar një koalicion qeverisës. Nëse do të dështojë do e ketë radhën Gantz, lideri i partisë së qendrës Bardheblu, për të krijuar një ekzekutiv të ri./ABC News Albania 24/7