Garda Civile spanjolle ka arrestuar tre të arratisur nga lista e kriminelëve më të kërkuar në Hungari, si dhe ajo europiane. Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit, operacioni është kryer së bashku me policinë hungareze.
Të arrestuarit ndodheshin gjithashtu në listën e kriminelëve më të kërkuar në Europë, tha Garda Civile. Të gjithë të arrestuarit janë shtetas hungarez. Të dyshuarit janë të lidhur me tregtinë e paligjshme të drogës.
Në maj të vitit 2023, forcat e rendit mësuan se autorët mund të ishin fshehur në Komunitetin Autonom të Valencias.
/abcnews.al