Grushti i shtetit dhe trazirat shtojnë frikën, evakuohen shtetasit e huaj në Nigeri

schedule15:45 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:45 - 2 Gusht, 2023

Shtetasit e huaj pritën në radhë në aeroportin e Nigerit për fluturimet e evakuimeve, pas grushtit të shtetit në të cilin u rrëzua dhe arrestua presidenti Mohamed Bazoum.

Autoritetet franceze, spanjolle dhe italiane evakuuan qindra shtetas të tyre. Ata mbërritën në Paris, me dy avionë të dërguar posaçërisht për ata. Vendimi u mor pas shqetësimeve të qytetarëve të tyre dhe evropianëve të tjerë, pasi rrezikuan të ngujohen nga grushti i shtetit ushtarak.

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë njoftuar nëse do t’i evakuojnë qytetarët e tyre, por disa amerikanë janë larguar me ndihmën e shteteve europiane. Ministria e Mbrojtjes së Italisë njoftoi se një avion ushtarak italian mbërriti në Romë me 99 udhëtarë, përfshirë 21 amerikanë dhe civilë nga vendet e tjera.

Dy aeroplanët e parë që mbërritën në Paris gjatë natës përfshinin 12 foshnje, në mesin e qindra udhëtarëve në bord, shumica e të cilëve francezë. Trazirat në Nigeri vijojnë prej disa ditësh, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit.

Sekretari i përgjithshëm Antony Blinken gjatë bisedës telefonike ka theksuar se vendi i tij kundërshton çdo përpjekje për ta prishur rendin kushtetues.

Njëkohësisht nëse kryengritësit që kanë marrë kontrollin nuk ndërpresin veprimtarinë e tyre, SHBA-ja do të ndërpresë të gjitha ndihmat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!