Mason Greenwood ka shënuar golin e vetëm për Manchester United në EFL Cup mbrëmjen e djeshme. Sulmuesi 17-vjeçar i realizoi Rochdale, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1. Në fund “Djajtë e kuq” u kualifikuan përmes penalltive.
Sot United ka publikuar një video, teksa tregon që goli i Greenwood është identik me një tjetër që i riu ia ka shënuar vjet skuadrës së Chelsea. Lëvizje të njëjta, nga e majta në të djathtë, nga e djathta në të majtë, më pas goditje dhe topi në rrjetë. Gola të ngjashëm, si dy pika uji. /abcnews.al
Left ➡️ right
Right ➡️ left? Doesn’t matter to Mason…#MUFC pic.twitter.com/XW9um8zegA
— Manchester United (@ManUtd) September 26, 2019