Djegia e Kuranit është fyese dhe një akt i pamatur i kryer nga disa njerëz, tha zëdhënësja e Komisionit Nabila Massrali, duke shtuar se akte të tilla nuk pasqyrojnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE-ja.
Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, pas veprimeve të fundit të disa individëve në Europë që shkaktuan ofendim për shumë myslimanë.
“Respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Europian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”, kishte theksuar Borrell, si dhe se “përdhosja e Kuranit apo e ndonjë libri tjetër të shenjtë është ofendues, mosrespektues dhe një provokim i qartë.
Racizmi, ksenofobia dhe intoleranca nuk kanë vend në Bashkimin Europian.
/abcnews.al