Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis dhe presidenti i Turqisë, Reçep Taip Erdoan u takuan për herë të parë të mërkurën në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së. Sipas mediave greke, takimi u zhvillua në një klimë miqësore dhe përreth një orë dy liderët diskutuan për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet dypallëshe deri tek ajo për emigrantët. Ata e vunë theksin tek intensifikimi i lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ranë dakord për të proceduar sa më shpejt me riaktivizimin e Këshillit të Lartë greko-turk të Bashkëpunimit. Sa i takon emigracionit, Micotaqis dhe Erdoan ranë dakord që të bëhen përpjekje për ndaljen e fluksit si në brigjet e Turqisë, ashtu edhe në det të hapur. Më tej gjatë takimit, shefi i qeverisë helene ngriti çështjen e rihapjes së shkollës teologjike helene, ndërsa Erdogan kërkoi më shumë kujdes për minoritetin turk në perëndim të rajonit të Trakës. Takimi u mbyll me një marrëveshje që dy qeveritë të bashkëpunojnë ngushtë për të krijuar një klimë më të mirë marrëdhëniesh, në të mirë të të dy popujve. /ABC News Albania 24/7
OKB, takohen Micotaqis dhe Erdogan
schedule18:50 - 25 Shtator, 2019
schedule 18:50 - 25 Shtator, 2019