Pensionisti britanik, David Hunter që vrau gruan e tij të sëmurë në Qipro, është dënuar me dy vjet pasi u shpall fajtor për vrasje. Mediat e huaja shkruajnë se këtë të hënë është bërë edhe lirimi I tij, pasi sipas përllogaritjes ai ka qëndruar 19 muaj në paraburgim, kështu që tashmë ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit, sipas Michael Polak, drejtori i Drejtësisë Jashtë vendit.
Lirimi i tij është kërkuar edhe nga vajza e cila kërkonte nga autoritetet që të mos e dënonin babain e saj dhe të mos I ndanin si familje.
76-vjeçari, një ish-minator qymyri nga Northumberland, pranoi vrasjen e gruas së tij, por deklaroi në gjykatë se ajo vuante nga kanceri dh I ishte lutur që ti merrte jetën sepse ajo kishte shumë dhimbje.
Hunter u lirua për vrasjen e gruas së tij, por u shpall fajtor për akuzën më të vogël të vrasjes nga pakujdesia në fillim të këtij muaji.
Vajza e David në një deklaratë për mediat shprehet se është mirënjohëse autoriteteve për këtë vendim./abcnews.al