Pika kufitare e Qafë-Thanës ka regjistruar fluks automjetesh këtë të diel. Fluksi, sipas autoriteteve të kufirit, është pasoje e numrit të madh të pushuesve që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë gjatë ketyre ditëve dhe janë duke u kthyer në vendin fqinj.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë më shumë se 9 mijë qytetarë dhe për të përballuar fluksin në dalje, policia kufitare në Qafë Thanë po punon me katër sportele.
Ndërkohë që në anën tjetër po punohet me tre sportele. Fluksi më i lartë ka qenë në mesditë dhe situata po shkon drejt normalizimit./abcnews.al