Kreditë me probleme shënuan rënie të lehtë gjatë qershorit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ky tregues u ul në 6.2% nga 6.23% që ishte në maj.
Megjithatë, mbetet sërish i lartë krahasuar me fundin e vitit të kaluar kur zbritën në 5%.
Kjo ishte edhe norma më e ulët e shënuar në dekadën e fundit, ndikuar nga ristrukturimet, por dhe masat e bankave për të mbledhur kreditë e këqija.
Me gjithë rritjen që kanë pësuar huatë me probleme në pjesën e parë të vitit sërish mbeten brenda normave të pranueshme./abcnews.al