Larg valës së të nxehtit, fundjava sjell temperatura deri 37 gradë

schedule11:40 - 28 Korrik, 2023

schedule 11:40 - 28 Korrik, 2023

Vendi ynë gjatë ditëve të fundit ka qenë në masa ajrore të freskëta ku temperaturat në mesditë kanë arritur deri në 35 gradë.

Meteorologu Hakil Osmani ka theksuar se fundjava do të vijojë që të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe i favorshëm për të gjithë ato që kanë zgjedhur pushimet në këtë periudhë.

Sipas tij temperaturat në zonat bregdetare nuk do të jenë më shumë se 34 gradë, ndërsa në zonat e ulëta termometri pritet që të shënojë 37 gradë Celsius.

“Dita e premte dhe fundjava do të jenë në  kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi interval të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa alternime vranësirash do të kemi në zonën veriore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë me mesditë me 35 gradë, ndërsa në fundjavë do të kemi një rritje të lehtë, ku termometri do të shënojë 17-18 gradë në mëngjes n zonat malore ndërsa mesdita në zonat  ulëta do të shkojnë deri në 37 gradë ndërsa zonat bregdetare nga 32 në 34 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Gjithashtu rajoni do të jetë nën mbizotërimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku Kosova dhe Mali i Zi do të jenë më të rrezikuara nga rrebeshe të shkurtër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!