Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Patosit pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Belinë 2023” është bërë i mundur gjetja dhe asgjësimi i 250 bimëve narkotike cannabis sativa në banesën e dy të arrestuarve.
Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 42 vjeçari dhe djali i tij 22 vjeç, banues në Belinë, Patos, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al