Situata nga zjarret, Peleshi: Vetëm një vatër aktive në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos

schedule10:33 - 27 Korrik, 2023

schedule 10:33 - 27 Korrik, 2023

Vendi ynë duket se ka normalizuar situatën e zjarreve që ndodhi gjatë ditëve të fundit,. Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook shkruan se tashmë kemi një përmirësim të situatës së zjarreve në vend.

Peleshi shkruan se fatmirësisht gjatë orëve të fundit situate duket e normalizuar në vendin tonë.

Sipas tij ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren  për fikjen e tij.


“Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk- Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren  për fikjen e tij.

Ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por  gjendja po mbahet nën monitorim”, thuhet në njoftimin e ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!