Bella Hadid ndihet krenare për veten: Kam gati 10 muaj pa pirë alkool

schedule21:15 - 26 Korrik, 2023

schedule 21:15 - 26 Korrik, 2023

Bella Hadid po bën një pushim. Në vitin 2022, ajo mori pjesë në 35 shfaqje, luajti në 20 fushata të mëdha, u fotografua për kopertinën e American Vogue, mori titullin Modelja e Vitit në Fashion Awards dhe të gjithë po flisnin për të pas shfaqjes për koleksionin Coperni SS23, kur i bënë një fustan, me sprej. Viti 2023 është më i qetë profesionalisht, ndërsa ndryshime po ndodhin edhe në jetën e saj personale pasi u nda me Mark Kalman.

Tani, me rastin e korrikut të thatë ajo bëri një postim në IG dhe ndau gëzimin e saj që ishte esëll për 10 muaj.

Jam gati 10 muaj pa alkool! Jam shumë krenare për të gjithë ata që po zbulojnë veten e tyre të matur. Ose për këdo që kishte guximin të hapte mendjen për Korrikun e Thatë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në mbishkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Bella Hadid ka folur shumë herë për betejën e saj me depresionin dhe ankthin, si dhe sëmundjen Lyme. Ajo është një model për shumë njerëz atje dhe mbështetja e tyre mund të shihet në komentet poshtë postimeve të saj./abcnews.al