Dy persona kanë humbur jetën në Magnezi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë shpërthyer në Greqi.
Sipas mediave greke, një grua është gjetur pasdite në Horostasi. Sipas informacioneve, gruaja nuk mund të ecte dhe shtëpia ku ajo banonte ndodhej në një zonë me bar, shumë pranë plazhit.
Bashkëshorti i saj u përpoq ta shpëtoj por nuk ia doli mbanë. Më herët në zonë ishte dërguar një mesazh për t’u larguar nga zonat e rrezikuara.
Gjithashtu edhe kryebashkiaku kishte njoftuar banorët e zonat që të largoheshin. Pas orë pas lajmit të vdekjes tragjike të gruas, një tjetër person u gjet i pajetë në Agios Georgios. /abcnews.al