Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat ruse kanë bërë të mundur parandalimin e një sulmi ndaj një luftanije ruse në Detin e Zi.
Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ukrainas mbi korvetën Sergey Kotov , që i përket Flotës së Detit të Zi, u krye nga dy anije sipërfaqësore pa pilot me telekomandë (USV), shpjegoi ministria.
Kotov hapi zjarr dhe shkatërroi dy USV në një distancë prej 1000 dhe 800 metra respektivisht. Askush nuk u lëndua dhe anija vazhdoi patrullimin e saj, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ndër të tjera Rusia ka deklaruar se tani e tutje do të konsiderojë si objektiv ushtarak çdo anije që lëviz në drejtim të porteve ukrainase në Detin e Zi.
Nga ana tjetër Ukraina, duke reaguar, ka njoftuar se do të synojë anijet ruse dhe portet ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë një ditë më parë se takimi i Këshillit NATO-Ukrainë duhet të fokusohet në sigurinë e porteve dhe grurit të eksportuar ukrainas./abcnews.al