Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë ku një 18 vjeçar i ka marrë shuma të konsiderueshme bababit pa dijeninë e tij në banesë.
Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “House” është bërë i mundur ndalimi i 18 vjeçarit në Vaqarr, i cili në mënyrë të vazhdueshme i vodhi shuma parash, babait të tij.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al