VIDEO/ Elegancë franceze, zbulohet pishtari i Lojërave Olimpike Paris 2024

schedule08:38 - 26 Korrik, 2023

schedule 08:38 - 26 Korrik, 2023

Është zbuluar dizanji i pishtarit të Lojërave Olimpike të Paris 2024.

Komiteti organizativ ka njoftuar se d otë prodhohet në çelik të ricikluar në fabrikat franceze të Arcelor Mittal, një nga sposnorët e Olimpiadës së Parisit.

Forma perfekte simetrike e bërë nga stilisti Mathieu Lehanneur u zbulua në një konferencë shtypi, një vit para hapjes së Lojërave Olimpike dhe do të prodhohen dy mijë kopje.

Pishtari me ngjyrë të artë dhe argjendtë dhe do të mbërrijë në Marseille nga Greqi më 8 maj 2024.

I konceptuar si një skulpturë, pishtari ka për qëllim të simbolizojë elegancën franceze si dhe ndarjen, paqen, kohezionin, vëllazërinë dhe transmetimin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!