Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vite burg për Arjol Halilajn, të cilët i bën atentant Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat, ndërsa anë mjet ishte dhe Pëllumb Muharremit apo Rrumi. Viktimë mbeti shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Arjol Halillaj, u arrestua në maj pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri. /abcnews.al