Bayern Munich thuhet se është gati të lejojë portierin zvicerian Yann Sommer të transferohet tek Interi.
Zikaltërit, të cilët janë në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës, aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të parë pasi larguan treshen, Onana, Handanovic dhe Cordaz,
Sommer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur ta bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bayernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në Milano.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi gjerman duket se është gati të lejojë zvicerianin të largohet, tani që si zëvendësues kanë portierin spanjoll, David Raya.
Gjërat mund të mbyllen brenda 48 orëve të ardhshme dhe është ende e paqartë nëse zikaltërit do të paguajnë klauzolën prej 6 milionë eurove apo do të përfitojnë nga Bayern ndonjë zbritje të vogël./h.ll/abcnews.al