“Nëse do ta kisha botuar lajmin e rremë për tërmetin, do ta kisha mbyllur portalin”. Kështu është shprehur në studion e Provokacijas së Mustafa Nanos në ABC News Kryeredaktorja e Tirana Post Mira Kazhani . Ajo ka pranuar se ka qenë në dilemë për të botuar lajmin e rremë të tërmetit, por që pas verifikimeve institucionale nuk e botoi.
“Kërkoja të merrja përgjigje institucionale, se do krijoja terror. Pranoj që kemi qene në fije të perit. Nëse do ta kisha bërë do ta kisha mbyllur portalin, se kjo kultura ecim para se asgjë nuk ndodh është shtrirë në të gjithë vendin.
Ndoshta do të kisha shkruar libra, do merrja një katharsis profesional. Jam me fat që në ato momente kam qenë e vëmendshme”.
Ndërsa për kryeredaktorin e Gazetës Liberale Arion Sulo, ajo që ndodhi ishte e rëndë, por përdorimi politik është edhe më i rëndë.
“Ngjarja u fry kaq shumë nga kundërsulmi i qeverisë, erdhi në shteg dhe shfrytëzoi. Jemi në kohën që do kalojë dhe paketa antishpifje. Ajo që ndodhi ishte e rëndë por përdorimi politik është prapë i rëndë. Mund të shkojmë të ndjesa, mund të shkojmë të mbyllja e portalit, mbahet një përgjegjësi, por të shpallësh armik të popullit është e tepruar. Prokuroria heton gazetarët për rrjedhje informacioni dhe jo dosjen që ka rrjedhur informacioni”./abcnews.al