Princi Harry dhe Meghan Markle, përmes organizatës së tyre Archewell, luftojnë për të drejtat e njeriut, fuqizimin e grupeve dhe barazinë gjinore. Kështu, disa javë para ditëlindjes së 42-të të Dukeshës së Sussex-it, ata po ndihmojnë për një ekspozitë me këtë qëllim.
Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, Archewell, u konfirmua se organizata kishte mbështetur Equimundo, një organizatë bamirëse e cila synon të motivojë “burrat dhe djemtë të marrin pjesë në barazinë gjinore“.
“Të dhënat e vitit 2023 tregojnë se burrat janë gjithnjë e më shumë të përfshirë në kujdesin dhe do të donin të rrisnin punën e tyre në shtëpi, megjithëse normat e rrënjosura thellë sociale dhe mungesa e politikave mbështetëse dhe strukturave të pushtetit i dekurajojnë ata që ta bëjnë këtë”, thuhet në një raport të publikuar.
Raporti njeh punën e kujdesit si themelin e shoqërisë dhe bën thirrje për përparim të vazhdueshëm drejt barazisë gjinore.
“Fondacioni Archewell është krenar të mbështesë këtë ekspozitë, si dhe punën e vazhdueshme të Equimundo për të promovuar barazinë gjinore në mbarë botën.”
Lajmi vjen, pak javë para ditëlindjes së 42-të të Meghan Markle dhe ndërsa Harry me siguri do të përgatisë një festë të madhe për gruan e tij./abcnews.al