FOTO/ Inteligjenca artificiale zbulon si do të dukej Mona Lisa në kohët moderne

schedule16:35 - 24 Korrik, 2023

schedule 16:35 - 24 Korrik, 2023

Krijuesi i dixhitalit, Gianpaolo Rosa, së fundmi ndau në profilin e tij se si do të dukej Mona Lisa nëse do të pikturohej në shekullin e 21-të.

Me ndihmën e programit të inteligjencës artificiale Midjourney, u krijua një “Mona Lisa” e re, “moderne”.

Siç mund ta shihni, kjo vepër ka një sfond më të theksuar dhe më shumë ngjyra se sfondi i veprës origjinale, dhe figura e Mona Lizës duket se paraqet një person real.

Fytyra e versionit modern të Mona LiSës është më e lehtë dhe më e theksuar, me sy të mëdhenj dhe flokë të dredhur. Megjithatë ajo që bie në sy është se ajo ka një fustan pak më ndryshe me detaje dantelle, por edhe një dekolte më të theksuar.

“Me versionin origjinal të Mona Lisës mund të përqendroheshit në fytyrë”, “Tani keni më shumë pjesë të fotos për të shijuar”, “Leonardo mund të kishte ndjenja të përziera”, janë vetëm disa nga komentet në Twitter.

Ky është vetëm një nga versionet e AI që përshkruajnë veprën ikonike të Leonardo da Vinçit. Në rrjetet sociale mund të gjenden ilustrime se si do të dukej Mona Lisa nëse do të kishte syze, por edhe si do të dukej pjesa tjetër e trupit të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!