Situata e zjarreve në vend/ Emergjencat Civile raportojnë: 125 vatra, 45 ditët e fundit

schedule13:55 - 24 Korrik, 2023

schedule 13:55 - 24 Korrik, 2023

Flakët përfshinë pyje dhe kullota. Rreth 125 vatra  u  evidentuan në vendin tonë nga qershori në korrik,  45 prej të cilave vetëm tre ditët e fundit. Bilanci u bë nga drejtori Agjencisë së Mbrojtjes Civile  Haki Çako në një takim me  prefektë e kryebashkiakë prej të cilëve kërkoi angazhim maksimal.

“Angazhimi maksimal i pushtetit vendor në qark dhe bashki, pasi janë edhe përgjegjësit kryesor që duhet të rezaurojnë të gjithë kapacitetet e tyre në nivel qarku dhe bashkie që janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e territorit të tyre.”

Ministri i Mbrojtjes nuk i kurseu kritikat per kryetaret e bashkive.  Peleshi kërkoi vigjilencë të shtuar dhe sinjalizim në kohë. 

“Ka edhe bashki, që nuk e kanë parësore punë e emergjencave civile. E quajmë si punë të dorës së dytë. Punësojnë një njeri aty, të cilit shpeshherë nuk ia dinë as emrin. Nëse njoftohet herët nuk ka mundësi, që zjarri të madh përmasa të mëdha. Sa herë që zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duhet ta themi se strukturat përgjegjëse nuk ka funksionuar siç duhen”

Mbajtja e kontakteve me kryepleqtë e fshatrave  dhe  përgatitja e planeve të evakuimit  ishin porositë e  ministrit të  Mbrojtjes për drejtuesit e pushteti vendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!