Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një çatie gjimnazi në verilindje të Kinës. Mediat shkruajnë se brenda ndodhej një ekip volejbolli vajzash n gat ë cilat kanë mbijetuar vetëm 8.
Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se shumica e viktimave janë fëmijë, ndonëse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga zyrtarët.
Prindërit e shqetësuar janë parë afër një spitali në afërsi duke pritur për informacione të reja.
Në disa hetime preliminare është gjetur perlit, substancë e formuar nga qelqi vullkanik, i cili është shtresuar nën çati dhe ka mbledhur ujë, duke rezultuar me shembje.
Prindërit u kanë thënë zyrtarëve të shkollës se ka pasur mungesë të madhe të komunikimit përgjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim.
Incidentet me shembje ndërtesash janë të shpeshta në Kinë, dhe shpesh si shkak janë përmendur standardet e ndërtimit./abcnews.al