Ora 19:00 e kësaj të diele shënoi edhe përfundimin e votimeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës. Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e zhvilluara më 14 maj.
Në orët e para të mëngjesit ka pasur incident me fotografimin e fletës së votimit, ku për këtë ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u bë thirrje që persona të paautorizuar të qëndrojnë larg qendrave të votimit.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 18:00 ka pasur 1102 votues më shumë, krahasuar me pjesëmarrjen e përgjithshme më 14 maj në këtë bashki.
“Votimi ka përfunduar dhe tashmë komisionerët janë duke paketuar materialet zgjedhore dhe kutinë e votimit për kryetatin e bashkisë për t’ia dhënë policisë, për ta shoqëruar pranë KZAZ, ku do të numërohen ato. Por ajo që vlen të shënohet, përkundër faktit se këtio zgjedhje janë të përsëritura, ajo që ka ndodhur sot në Rrogozhinë është një gjë e papritur, pasi përqindja e pjesëmarrjes jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur. Deri në orën 18:00 raportohet për 1102 votues më shumë, një shofër e konsiderueshme për një bashki si Rrogozhina”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al