Një vajzë 13-vjeçare, e cila u rrëmbye në Teksas u shpëtua në Kaliforninë jugore pasi kalimtarët e panë atë brenda një makine të parkuar duke mbajtur një letër ku shkruhej “Më ndihmoni”.
Sipas mediave, ajo u shpëtua më 9 korrik në Long Beach, në jug të Los Anxhelosit, kur oficerët iu përgjigjën një telefonate dhe gjetën vajzën. Sipas policisë, viktima ishte afër një stacioni autobusi në San Antonio, Teksas më 6 korrik, kur i dyshuari iu afrua me një automjet, i drejtoi një armë dhe i kërkoi të futej brenda.
Detektivët thanë se vajza ishte sulmuar seksualisht ndërsa po transportohej në Kaliforni dhe gjetën një armë zjarri në automjet.
Steven Robert Champlan, 61 vjeç, nga Cleburne, Teksas, u arrestua dhe u akuzua të enjten në gjykatën federale me akuzën e rrëmbimit të të miturit me qëllim abuzim seksual.
/abcnews.al