Një shtetase është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj.
Mësohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.
Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.
Ndër të tjera mësohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia. Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./abcnews.al