Mbrëmjen e sotme, në orën 19:00 parlamenti gjerman do të votojë për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vendimi i parlamentit gjerman pritet të përfshijë disa kushte për politikën shqiptare sidomos për sa i përket zgjidhjes së krizës politike në vend dhe kthimit në normalitet të marrëdhënieve mes mazhorancës dhe opozitës.
Deutsche Ëelle raporton se grupi i më madh parlamentar në Bundestag CDU-CSU ka propozuar 9 kushte për Shqipërinë. Ndër to mund të përmenden ngritja e Gjykatës Kushtetuese, ajo e Gjykatës së Lartë, reforma zgjedhore, nisja e punime të prokurorisë special SPAK etj./ABC News Albania 24/7