Ka marrë fund situata alarmante në Berlin dhe rrethinat e tij, ku kafsha që autoritetet po kërkonin gjatë 24 orëve të fundit “nuk është një luaneshë”, por ndoshta një derr i egër, njoftoi kryebashkiaku i Kleinmachno.
“Unë supozoj se nuk ka asnjë rrezik në Berlin dhe zonën përreth,” tha Michael Grubert, kryebashkiak i qytetit në jugperëndim të Berlinit, duke njoftuar përfundimin e hetimit.
Në të njëjtën kohë ai shpjegoi se ekspertë të pavarur thanë se “ndoshta është një derr i egër”.
Kujtojmë se në operacion morën pjesë mbi 100 policë, veterinerë dhe gjuetarë, së bashku me helikopterë me kamera termike dhe një mjet të blinduar të posaçëm policie.
Menjëherë pas mesnatës së djeshme policia ka marrë denoncime nga banorë të zonës, ndërsa autoriteteve iu është dorëzuar edhe një video përkatëse.
Që atëherë, policia e ka parë kafshën të paktën dy herë, por nuk ka mundur t’i afrohet, ndërsa është bërë apel që qytetarët të qëndrojnë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i lënë kafshët shtëpiake jashtë.
/abcnews.al