Rusia nuk po ndal sulmet ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën 3 viktima si pasojë e sulmeve me raketa gjatë natës. Në rajonin verior të Chernihiv, trupi i një gruaje është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm raketash, sipas guvernatorit të rajonit.
Ndërkohë në rajonin lindor të Donetskut, dy persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve në qytetin Kostiantynivka, rreth 14 milje nga Bakhmut.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të rajonit tha se viktimat ishin një çift i martuar rreth të pesëdhjetave.
/abcnews.al