Një 50 vjeçar ka rënë ën prangat e policisë së Sarandës pasi i ka vjedhur një sendet personale një qytetareje, ndërkohë që ajo qëndronte në një lokal.
Sipas policisë i arrestuari banues në Sarandë ishte me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.
Një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të sendeve personale të pushuesve, në një hotel.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, në veçanti për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve, kanë vënë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje, në një lokal.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. /abcnews.al