Nga ofertat saudite, Inter preket sërish. Pasi transferuan Marcelo Brozovic tek Al Nassr, tashmë një tjetër ofertë monstruoze ka ardhur në drejtim të kapitenit zikaltër, Lautaro Martinez.
Sipas “TyC Sports”, një klub ende i paidentifikuar në Ligën Pro Saudite i ka ofruar bomberit argjentinas një kontratë katërvjeçare me një pagë prej 60 milionë euro në sezon, pra plot 240 milionë për katër vjet.
Për momentin mbetet thjesht një thashethem merkatoje, pasi ende nuk ka diçka zyrtare në drejtim të klubit italian. Megjithatë, Inter nuk ka ndërmend të largojë një nga yjet e ekipit dhe një nga pikat kyçe të klubit.
As Lautaro nuk do të preferonte një kalim në një ligë ku nuk mund të bënte bujë, pasi argjentinasi është ende i ri dhe i etur për më shumë trofe dhe suksese./h.ll/abcnews.al