Barcelona pret Villareal sonte në mbrëmje në “Camp Nou”. Fitorja është alternativa e vetme për kampionët e Spanjës, të cilët vijnë nga një humbje në transfertën e Granadës.
Ernesto Valverde ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për sot, ndërsa bie në sy mungesa e Ivan Rakitic. Një vendim i tillë e largon gjithnjë e më shumë kroatin nga klubi katalanas.
E ardhmja e tij është midis Serie A dhe Francës. Juventusi dhe PSG do të rivalizojnë në merkaton e janarit për shërbimet e nënkampionit të botës, i cili pritet të largohet nga Barcelona dhe e ka ndarë mendjen për të nisur një aventurë të re. /abcnews.al