Analisti Frrok Çupi, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se veriu i Kosovës mund të kthehet në një Donbas, thotë se mund të jetë një situatë edhe më e rrezikshme se kaq.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se në veri të Kosovës, po zhvillohet mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Sipas Çupit, veriu mund të kthehet në një Bosnje të re, ose si Gaza apo Palestina, teksa shtoi se qeveria e kryeministrit Albin Kurti bën përpjekje që në Ballkan të ketë konflikt të përjetshëm
“Përveçse asaj që thotë Rama për Donbasin, mund të jetë pak më e rrezikshme se Donbasi. Në veri të Kosovës, në kufi po bëhet një garë e ethshme kriminale, mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Mund të ndodhë, por urojmë që jo, mund të jetë një Bosnje e re, Gaza, apo Palestina. Të gjitha përpjekjet e qeverisë Kurti, janë për të krijuar një oaz krimi dhe konflikti të përjetshëm në Ballkan”, theksoi ai./abcnews.al