Putin: Perëndimi “shtrembëroi” marrëveshjen e eksportit të grurit

schedule09:38 - 20 Korrik, 2023

schedule 09:38 - 20 Korrik, 2023

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për “shtrembërim” të marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi por siguroi se Moska do t’i rikthehet menjëherë asaj nëse përmbushen kërkesat e saj.

“Ne do të shqyrtojmë mundësinë e kthimit (në marrëveshje), por me një kusht: nëse ato merren parasysh dhe zbatohen, pa asnjë përjashtim”, tha Putin para kabinetit, takimi i të cilit u transmetua në televizion.

Ai shtoi se zgjatja e marrëveshjes nuk kishte kuptim, duke akuzuar Perëndimin se e përdor atë si një mjet “shantazhi politik”.

“Në vend që të ndihmonte vendet në nevojë reale, Perëndimi e përdori marrëveshjen për shantazh politik dhe e ktheu atë në një mjet për pasurimin e shumëkombësheve, spekulatorëve në tregun botëror”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!