Gjashtë të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes tyre 5 politikanë

schedule08:33 - 20 Korrik, 2023

schedule 08:33 - 20 Korrik, 2023

Pesë politikanë dhe piloti humbën jetën të mërkurën pas rrëzimit të avionit në Kolumbi. Avioni Cessna T210N u rrëzua në rrethana të paqarta pranë qytetit të San Luis de Gaseno, në verilindje të kryeqytetit Bogota, duke vrarë pilotin dhe pesë anëtarë të partisë konservatore Centro Democratico (“Qendra Demokratike”) e ish-presidentit Alvaro Uribe.

Viktimat janë ish-senatorja Nora Tovar, bashkëshorti i saj Guillermo Perez (koordinatori i partisë në provincën e Metës), kongresmeni Dimas Barrero , Oscar Rodríguez (këshilltari bashkiak i Villavicencio) dhe Felipe Carreno (kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e tetorit).

Sipas raportimeve të mediave kolumbiane, zyrtarët e Centro Democratico ishin nisur me avion nga qyteti i Villavicencio me destinacion Bogota, me qëllim që të merrnin pjesë në një event të partisë.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shprehu përmes Twitterit trishtimin e tij për tragjedinë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

/abcnews.al