U arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin mallra të vjedhura me vlerë nga Franca në Shqipëri, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbutur masat e sigurisë për 4 nga 11 të arrestuarit.
Gjyqtari Engert Pëllumbi ndryshoi masat nga arrest në burg në arrest shtëpie për Gentjan Agën dhe Adil Shehun dhe nga në detyrim paraqitje për Tomor Barutin e Vangjush Kasharën. Ndërsa në burg do të qëndrojnë Sokol Idrizaj dhe bashkëshoertja e tij Elda Idrizaj si dhe tre persona të tjerë.
Ata akuzohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku më pas janë shitur në mënyrë të fshehtë nëpërmjet argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara.
Arrest me burg:
- Agustin Mesuli
- Altin Deda
- Florian Baku
- Sokol Idrizaj
- Elda Idrizaj
- Egi Idrizaj
Detyrim paraqitje:
- Bora Idrizaj
- Tomorr Baruti
- Vangjush Kashara
Arrest në shtëpie:
- Gentjan Aga
- Adil Shehu/ abcnews.al