Situata e lidhur me Victor Osimhen ende nuk është zhbllokuar.
Kontrata e sulmuesit të Napolit do të skadojë në vitin 2025, por klubi është më shumë se kurrë i gatshëm të blindojë yllin e tyre. Flitet për një rinovim edhe për dy vite të tjera me një pagë të lartë, e cila megjithatë ende nuk është bërë zyrtare.
Sipas “Corriere dello Sport”, palët do të takohen sërish. Ndoshta që sot për të mbyllur distancat në lidhje me pagën dhe për të festuar zgjatjen e kontratës së sulmuesit nigerian./h.ll/abcnews.al