Balla takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane

schedule10:10 - 19 Korrik, 2023

schedule 10:10 - 19 Korrik, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Në takim u konfirmua mbështetja e Italisë për Shqipërinë lidhur me projektet dhe programet e shumta që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Ambasadori Bucci me këtë rast i uroi suksese në detyrën e re Ministrit Balla dhe siguroi që bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i vazhdueshëm dhe i shtrirë në shumë fusha.

Ministri Balla, pas takimit përmes një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe posaçërisht sa u përket strukturave ligjzbatuese.

Balla shprehu gjithashtu falënderimet si ministër për mbështetjen e Italisë ndaj vendit tonë./abcnews.al