Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me 44 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit. Policia njofton se 53 vjeçari Nuri Alushi i kishte fshehur paratë brenda automjetit tip furgon të linjës Vlorë-Itali që drejtonte, me qëllim me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.
Policia gjeti në pjesën e tapicerisë paratë, pesticide, medikamente mjekësore dhe pije. 53 vjeçari nga Vlora u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”./abcnews.al