Ceremonia e organizuar nga FIFA, “Best FIFA Football Award 2019”, për çmimet më të mira është gati të nisë. Milano pret evenimentin e rëndësishëm, ndërsa tifozë të ndryshëm presin që të fitojë një prej idhujve të tyre.
Një mungesë e rëndësishme është konfirmuar. Flasim për Cristiano Ronaldon. Portugezi i Juventusit ka zgjedhur të qëndrojë në Torino për të vazhduar rikuperimin e tij. Trajneri Sarri nuk e ka grumbulluar për transfertën e nesërme kundër Brescias për shkak të një mbilodhje.
Ylli i bardhezinjve kandidon për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe rivalët e tij për këtë çmim janë Leo Messi i Barcelonës dhe Virgil Van Dijk i Liverpoolit. /abcnews.al