Osmani “tradhëton” Kurtin? Pas takimit, “premtimi” i Presidentes: Do analizojmë ligjin me ekspertët

schedule19:23 - 18 Korrik, 2023

schedule 19:23 - 18 Korrik, 2023

Qëndrimi i veteranëve të ushtrisë çlirimtarë në kosovë nuk ka ndryshuar. Ata paralajmërojnë se në rast se do të meritohet projektligji për rritjen e pagës minimale, ku ata nuk janë të përfshirë, atëherë do të bllokojnë çdo seancë, duke mos lejuar deputetet të hyjnë në godinën e Kuvendit.

Pas takimit që kishin me presidenten, vjosa osmani,ku i kërkuan mos të dekretojë ligjin. Kryetari i organizatës Faton Klinaku, njoftoi se proteta e radhës do të zhvhillohet me 26 korrik.

“Veprimet tona nuk ndërlidhen me presidenten. Presidentja e ka për obligim ta kryejë si duhet punën e saj, sepse paraqet unitetin e popullit dhe nuk duhet të krijojë përçarje. Kundërshtimet tona vazhdojnë, ne veç e kemi të paralajmëruar me datën 26 protestën, atë ditë që mbahet seanca” tha kryetari i organizatës së UÇK.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ne rast se osmani e pranon ligjin do të jetë një njollë e keqe për figurën e saj.

“Nëse nënshkruan, unë personalisht edhe Fatoni por edhe Fadili i tham nëse nënshkruan një ligj i cili diskriminon këtë kategori kaq të ndjeshme, ja vendos vetës një njollë të keqe dhe po e bën një punë shumë të keq” tha Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Organizatën e Veteranëve të UÇK, njoftoi se ligji për pagën minimale do të analizohet me kujdes nga ekspertet.

Ndërkohë e pakënaqur me qeverinë e kosovës  është shprehur edhe sindikata e policëve. Ajo ka dorëzuar peticion në Kuvend lidhur me pakënaqësitë e tyre, ligjin e pagave, sigurimin shëndetësorë si dhe ligjin e pensionimit./abcnews.al