Gërdeci, procesi zvarritet sërish/ Kërkohet gjykim i rregullt, jo i shkurtuar. Avokati i viktimave: Iku Llalla e Ahmetaj, SPAK të marrë masë sigurie

schedule19:01 - 18 Korrik, 2023

schedule 19:01 - 18 Korrik, 2023

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim ditë që prokuroria pritej të lexonte pretencën ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar. Mediu nuk ishte i pranishëm në seacën e së martës, por përmes avokatëve i kërkoi gjykatës që të pranojë kërkesën me pretendimin se do sjellin prova të tjera si dhe të thirren persona që jetojnë në SHBA e Angli që nuk kanë dëshmuar ndonjëherë në këtë proces. Pas kësaj kërkese procesi gjyqësor pritet të zgjatet dhe rrjedhimisht të vonohet në kohë edhe vendimi që do japë gjykata për ish ministrin Fatmir Mediu. Prokuroria kërkoi të refuzohet kërkesa e avokatëve të Mediut pasi procesi ishte në fazën përfundimtare dhe tani do zvaritet.

Po kështu pala mbrojtëse pretendoi se nuk është përcaktuar asnjëherë shkaku i vërtetë i shpërthimit në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë dhe kërkuan ekspertizë të re për të përcaktuar shpërthimi ka qenë rastësor apo i qëllimshëm.

“Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit…” tha avokati Ardian Visha.

Avokati i familjarëvë të viktimave të gërdecit i bëri thirrje prokurorisë të vlerësojë situatën ndaj ish-ministrit të mbrojtës Fatmir Mediu duke i kujtuar prokuroreve te spak largimin nga Shqipëria të ish-prokurorit adriatik llalla apo ish-zëvendës kryeminsitrit Arben Ahmetaj.

“I vetmi merak që kam mos ndofta ndodh e njëjta situatë Llalla iku, Ahmetaj iku, një proces i tejzgjatur ka rreziqet e veta, prokurorët është mirë ta vlerësojë këtë situate,” u shpreh ai.

Gjykata e Posaçme shtyu seancën më datë 8 shtator me argumenttin se kërkesën për gjykim të zakonshëm duhet ta bëjë personalisht i pandehuru, ose të pajisë me prokurë të posaçme avokatët për këtë kërkesë. Ish-ministri, Fatmir Mediu, akuzohet nga prokuroria se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec. Ka dyshime se Mediu në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut komandues, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin. Në pyetje deri më tani janë marrë Aldo Bumçi, ish-ministër i drejtësisë së kohës dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha./abcnews.al