Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afganistan/Dasmë në godinën e përdorur nga talebanët, vriten 35 civilë

schedule22:00 - 23 Shtator, 2019

schedule 22:00 - 23 Shtator, 2019

Të paktën 35 civilë të përdorur si mburojë nga guerrilasit talebanë kanë mbetur të vrarë në një operacion të forcave afgane të sigurisë. Civilët po festonin një dasmë në një godinë që përdorej nga rebelët për të stërvitur atentatorët vetëvrasës.

Të paktën 35 civilë mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur si pasojë e një operacioni të forcave afgane të sigurisë në një godinë ku po zhvillohej një dasmë. Lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet afgane, sipas të cilave forcat ushtarake përdorën eksploziv dhe armë zjarri gjatë aksionit të kryer në jug të provincës së Helmandit. Sipas burimeve, godina ku po mbahej dasma përdorej gjithashtu nga militantët talebanë për të stërvitur atentatorët vetëvrasës. Një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aksioni ishte kundër një grupi terrorist të huaj që kishte organizuar një seri atentatesh kohët e fundit. “Gjatë operacionit u asgjësuan gjithashtu armatime dhe pajisje luftarake të përdorura nga terroristët”, tha zyrtari. Ndërkohë, një burim i dytë tha se pjesa dërrmuese e viktimave u regjistruan kur një prej militantëve aktivizoi një jelek me eksploziv që mbante veshur. “Godina përdorej për të stërvitur gra dhe burra që ishin të gatshëm të ktheheshin në atentatorë vetëvrasës. Ne ishim të vetëdijshëm që atje kishte edhe civilë”, tha burimi i dytë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Sulmet ajrore dhe ato tokësore mes forcave afgane dhe grupeve islamike të linjës së ashpër janë intensifikuar së fundmi, pas dështimit të negociatave mes administratës amerikane dhe talebanëve. Një zyrtar amerikan në Afganistan deklaroi se operacioni kishte si objektiv goditjen e disa anëtarëve të Al Kaedës, por nuk dha detaje mbi civilët e vrarë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!