Një gol i Blerim Krasniqit i dhuroi fitoren Skënderbeut në fundjavë kundër Teutës së Shkëmbit. Korçarët u rikthyen te fitorja pas dy humbjeve dhe tani renditën të tretët me 9 pikë.
Goli i parë në këtë kampionat i 23-vjeçarit i shkaktoi humbjen e parë ekipit bregdetar dhe kjo fitore e ka gëzuar trajnerin Ilir Daja. Gjithsesi nuk ka kohë për të festuar pasi transferta e radhës është e rrezikshme. Skënderbeu do të udhëtojë drejt Shkodrës për t’u ndeshur me Vllazninë vendase.
Trajneri i ekipit korçar ka folur për mediat në lidhje me fitoren kundër Teutës dhe gjendjen e ekipit në përgjithësi.
“Kemi bërë mirë këtë javë. Arritëm të fitonim kundër një ekipi që nuk kishte pësuar humbje dhe nuk pësuam gol. Rëndësi ka edhe goli i parë i Krasniqit, i cili arriti të zhbllokohet. Duhet të përmirësohemi në finalizim. Kemi patur shumë raste përpara portës kundërshtare, por nuk kemi arritur t’i konkretizojmë me gol”, theksoi trajneri i Skënderbeut. /abcnews.al