“Euro 102 lekë, rënie e pritshme”, Kortoci: Nëse tregu favorizon importet, defavorizon eksportet

schedule14:40 - 17 Korrik, 2023

schedule 14:40 - 17 Korrik, 2023

Ekspertja për Çështjet Ekonomike Teuta Nunaj, në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit” ka dhënë detaje në lidhje me rënien e vazhdueshme të euros kundjet monedhës vendase lekut.

Nunaj në fjalën e saj është shprehur se prekja e fundit nga euro është një situatë që nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë, e cila sipas soj do të sjellë ndikim të madh në ekonominë tonë.

Ekspertja ka theksuar se ndikimin kryesor një rënie e tillë do e ketë në tregun e eksporteve dhe te bizneset që të ardhurat i kanë më shumë në lekë.

Rënia e vazhdueshme e euros është i gjithë trendi dhe kjo ulje ka qenë edhe më e theksuar dhe shifrat janë të papara dhe pa kapura ndonjëherë në vendin tonë, pasi euro duket që ka prekur fundin kundrejt monedhës së lekut.

Efektet e euros janë të mëdha në ekonominë shqiptare pasi një pjesë e madhe e tregut është në monedhën euro. Kjo renie e tillë ishte e pritshme pasi kemi parasysh se asnjë faktor nuk kemi për të parë ndonjë ndryshim. i pari është veprimi i qeverisë që ka shtyrë pagesën e tatim fitimit nga ana tjetër është qëndrimi i bankës botërore dhe sipas analizës së bankës së Shqipëri nëse tregu favorizon importet defavorizon eksportet.

Mendoj se janë dy veprime për të ndërhyhet në treg, në këtë moment qeveria duhet që të mbrojë eksportet pasi nëse do të kemi ulje në këtë drejtim do të kemi shumë mangësi biznesi. Në këtë rast mund të kemi edhe shlyerjen e një pjese të shpërblimeve dhe në të tillë raste është një ndihmë konkrete duke qenë se të ardhurat e këtyre kompanive janë në lekë shumë të ulëta. Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë duhet që të ndërmarrë nisma dhe politika për të zvogëluar euron në qarkullim dhe mund të ndërpresë transaksione në vlerën e euros. Nëse do të vendoset një kufi do të kemi zvogëlim të parasë informale dhe qarkullimit të euros”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ekspertja është shprehur se me këtë situatë duhet që të kishim një rënie të çmimeve por duhet që nuk ka një kontroll përsa I përket këtij drejtimi.

Nunaj është shprehur se nafta në tregun ndërkombëtar duket se po arrin nivelin e para luftës në Ukrainë që ishte dhe shkaku kryesor I rritjes së çmimit por në vendin tonë vijon të tregtohet me një çmim të lartë.

Deri më tani analiza tona dhe problem më i madh është ulja e këmbimit dhe deri më tani kemi analizuar efektet dhe nuk kemi analizuar rastin tjetr pasi ne karburante mund ti blejmë me dollar. Por në këtë rast kur kemi rënie të vlerës së euros me lekun dhe të lekut me dollarin ai që e realizon importin dhe e blen me të njëjtën vlerë shpenzon më pak ky është mosfunksionimi i ekonomisë së tregut në vendin tonë. Në këtë rast vetë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare po kap çmimin e naftës të paraluftës, porn ë Shqipëri nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por përdoret një pretekst që duan karburantet pasi argumentojnë ndryshe dhe rritjen e çmimit e aplikuan edhe në rezervat që kishin blerë me çmim të ulët. Një problem është dhe mosfunksionimi I rregullatorëve të tregut, pasi qeveria nuk ndërhyn për të ndryshuar çmimin për për të parë dhe qenë rregullator në zbatimin e tyre në këto kompani.

të prekur në këtë nuk janë vetëm ekonomia e bizneseve por edhe qytetarët me çmime të larta që dhe pse ka pasur rënie të vlerës së këmbimit të dollarit dhe euros në lekë do të bëjë që qytetarët që kanë marrë të ardhura nga emigrantët jashtë tashmë duhet që ose të rritet remitanca ose familjet që mbështetet te të ardhurat e emigrantëve që i përdorin për shpenzime do të ulet konsumi dhe problemin më të madh do e ndjejë biznesi. Në këtë rast tregu nuk do të tërheq mall dhe do të kemi shumë mallra stok. Humbësi tjetër është qeveria pasi biznesi nëse nuk ka fitueshmëri nuk do të paguajë tatimet”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuara se tre periudhat e vitit që ndikojnë në këtë janë turizmi veror, në fund vit dhe në raste zgjedhjesh ku qarkullimi i madh i lekut sjell uljen e kursit të këmbimit me monedhat e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!