SHBA: Nuk do të jetë befasi nëse Koreja e Veriut vazhdon me një tjetër provë bërthamore

schedule12:53 - 17 Korrik, 2023

schedule 12:53 - 17 Korrik, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të habiteshin nëse Koreja e Veriut do të kryente një tjetër provë bërthamore pasi lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale këtë javë, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Unë nuk shoh ndonjë tregues se kjo do të ndodhë së shpejti. Por nuk do të ishte befasi nëse Koreja e Veriut do të kryente një tjetër provë bërthamore”, tha ai, duke vënë në dukje se Pheniani ka zhvilluar aftësitë e tij të raketave balistike ndërkontinentale për vite dhe “do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Koreja e Veriut njoftoi të enjten se kishte testuar me sukses raketën e saj të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë nën mbikëqyrjen e liderit të saj, Kim Jong Un. Raketa Hëasong-18 mbuloi një distancë prej 1,001 kilometrash, duke arritur një lartësi prej 6,648 metrash, përpara se të binte në Detin Lindor, raportoi agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.

OKB, SHBA dhe aleatët e tyre e kanë dënuar lëshimin e raketës, i cili shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, Sullivan tha sot se Uashingtoni është “gati të ulet dhe të diskutojë pa kushte programin bërthamor” të Koresë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!