Një 4 vjeçar është përplasur nga një automjet tip ‘Jeep’ mesditën e kësaj të diele në Sarandë. Policia njofton se i mituri, banues në Gjermani, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Ndërkohë 69 vjeçari nga Saranda që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al